1.Fotografitë duhet të jenë origjinale ose në kushte të pranueshme për përpunimin e saj. (Fotot e riprodhuara nuk japin efekte cilësore në prodhim)
2.Të përcaktohet me saktësi forma dhe përmasa e pllakës si dhe pozicioni i personit.(Kur fotot kanë më shumë se dy persona , duhet të përcaktohet personi)
3.Për shkak të pjekjes në temperaturë të lartë, fotot në porcelan mund të pësojnë ndryshime të vogla në tonalitet në krahasim me fotot në letër.Bojrat që përdoren janë bojra qeramike të një cilësie të lartë dhe garantojnë jetëgjatësi.
4.Afati i proçesit të fotos në porcelan zgjat 3-5 ditë.
5.Kur janë për t'u bërë më tepër se një person , duhet të saktësohet lidhja ndërmjet tyre.(burrë e grua, apo nënë e bir etj.)
6.Të shkruhet mbi zarf nr. rendor , përmasa me nr. e artikullit,afati i saktë i pranimit dhe i marrjes e çdo lloj shënimi që mendohet i vlefshëm rreth fotos.
për çdo sqarim na kontaktoni në e-mail : studioporcelan@hotmail.com & genci@genci.net