




Jemi një skuadër.
Jemi një familje.
Jemi një grup miqsh te bashkuar
dhe formojmë një studio , objektivi i së cilës është perfeksioni që
Klienti meriton.
“GP”(Porcelan Genci) ka lindur në 1989 në Fier, fillimisht si një studio e specializuar në stampimin e fotografisë në porcelan në mënyrë artizanale, e më pas me rrjedhën e viteve duke u zhvilluar si një industri fotografike , hap pas hapi me ritmet e teknologjisë.
Në brendësinë e kësaj studioje ka një frymëmarrje profesionale e bazuar në eksperiencën shumëvjeçare si në fushën e parastampimit dhe në atë të stampimit.
“GP” ecën me hapin e kohës: makineritë, mjetet, shpikjet teknologjike , të rejat për këtë sektor janë përherë në plan të parë, të kujdesshëm për të zhvilluar shpirtin e kërkimit dhe intuitën e domosdoshme ndaj kërkesave të tregut.
Ndërkohë që në rrjetin e jashtëm , atë të shpërndarjes , njerëzit të cilët takojnë Klientin, kanë të mishëruar marrëdhëniet korrekte ndërpersonale, preçise dhe gadishmëri ndaj kërkesave të panumërta të tregut.
“GP” ka meritën ose aftësinë e veçantë për të përpunuar në mënyrë krijuese situatat e vështira dhe të dhimbshme të jetës ,duke ja dalë mbanë që, me prodhimin e imazhit në porcelan të mos thyejnë , e ta mbajnë përherë në lidhje të vazhdueshme atë komunikim vlerash e ndjenjash.
Kjo është “GP”